Safet Bajri dhe Astmer Bilali dërgojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkojnë lirimin nga burgu!

Aktualitet

Safet Bajri dhe Astmer Bilali dërgojnë rekurs në Gjykatën e

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” .

Gjykata e Posaçame i caktoi atyre masën e sigurisë “arrest në burg” pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

SPAK ndaj tyre ka ngritur akuzën “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Fatbardh Lici, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, dyshohet se vrasja e Fatbardh Lici-t në gusht të vitit 2018 ndodhi si pasojë e dyshimeve të Behar Bajrit, Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit se Ibrahim Lici ishte përgjegjës për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana në korrik të po atij viti.

Në këtë ngjarje humbi jetën edhe bashkëjetuesja e ish-policit Boran Bërçana, Silvi Ndoci, pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash.

ME TE LEXUARAT