"Ky djalë është i martuar, më falni vajza”, Egli i shkruan “mesazh” në krah Gjestit!

Showbiz

"Ky djalë është i martuar, më falni vajza”, Egli

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe EGli ishin duke kaluar kohë së bashku, kur EGli i shkruan një mesazh Gjestit në krah: “This boy is married, sorry ladies”, që në shqip do të thotë “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.

Kjo pasi gjatë ditës, Gjesti hapi një zarf të cilin e kishte marrë nga “Vëllai i Madh”.

Në të ishte një mesazh që i la të gjithë të surprizuar: “Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj".

Ky mesazh paralajmëronte organizimin e një dasme në shtëpinë e Big Brother, e cila do të ishte e dyta për këtë sezon, pasi dasma e parë ishte mes Jozit dhe Loredanës.

Gjesti, i emocionuar nga ky njoftim, filloi të përqafonte Eglin për këtë ngjarje speciale që do të shënonte një tjetër moment të paharrueshëm në këtë edicion të Big Brother.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion