Sa do të rriten pagat dhe pensionet nga viti 2026 e në vazhdim?

Aktualitet

Sa do të rriten pagat dhe pensionet nga viti 2026 e në vazhdim?

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se pensionistët do të marrin shpërblimin e fundvitit sipas nivelit të pensionit: ata me pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro, ndërsa pensionistët me pension mbi këtë nivel do të përfitojnë 100 euro.

Në podcast-in e tij “Flasim”, Rama u ndal edhe te ndryshimet që pritet të sjellë viti 2026, duke theksuar se atëherë nis një kapitull i ri për rritjen e pensioneve.

Sipas tij, rritja do të jetë graduale: nga janari 2027 pensionet do të jenë të dyfishuara, në janar 2028 trefishohen, në janar 2029 katërfishohen dhe në janar 2030 arrijnë pesëfishimin.

Ai shtoi se nga 1 janari 2026 do të rritet edhe paga minimale, e cila do të shkojë në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Miratuam shpërblimin e fundvitit për pensionistët dhe u mbyllëm rrugën zërave që përhapën lajme të pavërteta se nuk do të kishte shpërblime këtë vit,” deklaroi Rama, duke rikujtuar edhe skemën e rritjes së pensioneve dhe rritjen e pagës minimale që hyn në fuqi në fillim të vitit 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion