"Rrugorja" me dorë të hekurt, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe pezullim të patentës

Aktualitet

"Rrugorja" me dorë të hekurt, gjoba deri në 400

Gjoba të majme dhe pezullim patente për disa drejtues mjetesh që janë konstatuar nga Policia e Shtetit në aksin Sauk-Teg, duke lëvizur në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës thotë se ka ushtruar kontrolle me radar prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm.

Janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle janë ushtruar edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.


“Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, bën me dije policia Rrugore.

ME TE LEXUARAT