Shkarkohet nga detyra prokurori Shkëlqim Kokona

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurori Shkëlqim Kokona

Me votë unanime, KLP vendosi të pranojë kërkesën e ILD për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për prokurorin Shkëlqim Kokona, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Kokona është prokuror në prokurorinë e Pogradecit dhe dyshohet për shkelje të rënda të ligjit.

Në tetor të 2020-ës kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e tij pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

Ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se sulmi ndaj tij është orkestruar nga një avokat dhe një anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë, pas arrestimit të kreut të krimit të organizuar në Pogradec.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion