Aktori Russell Brand dënohet me b*rg pas shpalljes fajtor për krime seks*ale

Bota

Aktori Russell Brand dënohet me b*rg pas shpalljes fajtor për krime

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është dënuar me 10 vite e 6 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një 21-vjeçareje në vitin 2009 dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera gjatë karrierës së tij.

Gjatë seancës gjyqwsore, gjyqtari deklaroi se Brand, i cili u bë i famshëm në televizionin britanik gjatë viteve 2000, ishte kthyer në një “grabitqar seksual” gjatë periudhës së ngritjes së tij në famë.

Para se të shoqërohej nga autoritetet, ai shkëmbeu disa fjalë me bashkëshorten e tij, Laura Gallacher, duke i thënë: “Do të jemi mirë”.

Gjatë gjyqit katërjavor, Brand pranoi se kishte pasur marrëdhënie të shumta seksuale, por këmbënguli se të gjitha kishin qenë konsensuale. Prokuroria argumentoi se ai kishte ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe të llogaritur qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale me 5 mijë gra.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një investigimi në vitin 2023 nga mediat britanike, ku disa gra të tjera e akuzuan për abuzim seksual.

Brand u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një akuzë për tentativë sulmi seksual.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion