Goditja tjetër mund të jetë fatale për Boris Johnson

Bota

Goditja tjetër mund të jetë fatale për Boris Johnson

Partia Konservatore në Angli ka humbur mandatin e deputetit në North Shropshire, të cilin e mbante prej 200 vitesh. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë zonë zgjedhore u mbajtën pas dorëheqjes së deputetit konservator, Owen Paterson, i cili mbante këtë post prej vitit 1997, për shkak se kishte shkelur rregullat e parlamentit duke lobuar.

Garën e fitoi Helen Morgan e Partisë Liberal Demokrate, e cila menjëherë pas konfirmimit të rezultatit tha: “Mbaroi festa!” për Boris Johnson.

Rezultati mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme javën për kryeministrin anglez, i cili u kritikua pas festave të kabinetit të tij, ndërsa u përball edhe me rebelim të deputetëve të tjerë për shkak të masave të reja anti-Covid që u miratuan.

Deputeti konservator Sir Roger Gale e paralajmëroi se goditja e radhës do të ishte fatale për Johnson. Ndërsa kryetari i partisë, Oliver Doweden tha: “E di që votuesve u kishte ardhur në majë të hundës nga ne dhe na dhanë një shqelm të mirë. E kemi marrë mesazhin shumë qartë”.faxweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion