Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën

Aktualitet

Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse

7 km rrugë e ndërtuar nga Fondi i Zhvillimit rrezikon jetën e 200 banorëve, shkak rrëshqitja e masiveve malore.

Segmenti 7-kilometërsh i ndërtuar në fazën e parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hyrë në një gjendje alarmante, pasi masive malore kanë nisur të rrëshqasin drejt rrugës, duke krijuar çarje dhe deformime të mëdha në trupin e saj. Situata po rrezikon jetën e rreth 200 banorëve të Golëmit, të cilët lëvizin çdo ditë në një aks që tashmë është bërë i pasigurt dhe në disa zona i pakalueshëm.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se prej ditësh presin reagimin e institucioneve.

“Nëse Fondi i Zhvillimit nuk ndërhyn urgjentisht, protesta do të përshkallëzohet,” shprehen ata, duke paralajmëruar bllokime më të mëdha të rrugës.

Banorët thonë se stabilizimi i skarpateve dhe vlerësimi teknik nga ekspertët duhet të bëhen pa vonesë, për të shmangur izolimin e plotë të zonës, dhe ndonjë tragjedi të mundshme./TCh

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion