Reshje të dendura dëbore dhe orteqe, bllokohet rruga për në Theth, trashësia arrin në 2 metra

Aktualitet

Reshje të dendura dëbore dhe orteqe, bllokohet rruga për në

Aksi Hani Hotit – Vermosh gjatë gjithë pasdites dje, e deri në orët e para të mëngjesit të së dielës ka patur reshje të dendura dëbore shoqëruar me erë të fortë në lartësi mbi 700m.

Trashësia në qafën e Perdelecit arrin mbi 80 cm.

Për shkak edhe të uljes së temperaturave në të gjithë aksin rekomandohet lëvizja me goma dimërore, ndërsa në pjesën e qafës së Perdolecit (Gropat e Selcës-Degezim Vermosh/ Doganë) me zinxhirë, pasi era e fortë sjell nga skarpatat dëbore.

Rruga drejt Thethit ndërkohë prej mbrëmjes së djeshme vijon të jenë e blokuar dhe nuk lejohet qarkullimi. Gjate natës ka patur reshje të dendura bore dhe orteqe.

Era e fortë në Qafë Thore ka bërë që trashësia e saj të arrij në pika të caktuara mbi 2 metra. Po punohet për hapjen e këtij aksi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion