Rritja e pensioneve, Rama: Ja si do funksionojë skema dhe deri kur do të ketë mbështetje financiare

Aktualitet

Rritja e pensioneve, Rama: Ja si do funksionojë skema dhe deri kur do

Nga ky janar, pensionistët kanë nisur të marrin rritjen e premtuar nga qeveria.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podcast-in “Flasim”, teksa shpjegoi edhe skemën e mbështetjes financiare për moshën e tretë.

Kryeministri tha se rritja ka nisur nga janari 2026, teksa shtoi se çdo janar kjo mbështetje do të dyfishohet, derisa rritja të shkoj në 5-fish në vitin 2030 dhe më pas do të ndalojë.

“Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi si një lehtësim për atë vetë arritjen e kësaj nisme, për të cilën u shpreh se janë dashur prej vitesh shumë reforma.

“Kjo kthesë është një çlirim i madh për mua. U deshën vite reformash, u desh një përpjekje e madhe për rritje ekonomike, u desh një përmirësim rrënjësor në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave, u desh shumëçka që të vinim në pikën ku një Shqipëri tjetër nga ajo e dhjetë viteve më parë, të bëhej vendi i rritjes së pensioneve, pa minuar themelet e stabilitetit financiar të shtëpisë sonë të përbashkët”, shtoi Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion