Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

Aktualitet

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”,

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot në 5 mars librin e tij më të ri “Në sofrën e hënës”.

Rama u shpreh se për të shkruar këtë libër, ka marrë shtysë nga disa miq myslimanë. Kreu i qeverisë nënvizoi se sofra e iftarit është një vend, që shkon përtej atyre që agjërojnë.

Ai tha se bisedat që ka kryer në sofrat e iftarit, në cilësinë e kryeministrit, i ka përmbledhur në këtë libër. Rama vuri në dukje se fetë shërbejnë për të lidhur njerëzit dhe kulturat, duke shtuar se besimi islam ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e paqes në shoqërinë tonë.  

“Libri është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, që kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, në funksionin që kam, duke çelur një traditë, sa i përket funksionit tim, që shkon përtej atyre që agjërojnë.

Sofra e Iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë që asgjërojnë, që të përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Unë doja që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Sofra e Iftarit na bën bashkë përtej vijave që na ndajnë në bulevard.

Ka qenë shtysa e miqve myslimanë, që më ka nxitur që të hyj më thellë në kulturën e islamit. Ka një thesar kulturash që vijnë tek ne nga feja, që duhet të kenë adhurimin tonë. Nga detyra kam njohur profesorë të nderuar të fesë islame. Parathënien e ka shkruar ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha Rama./tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion