Aksident në aksin Shkodër–Muriqan: Makina përplas motorin, një 66-vjeçar dërgohet në spital

Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër–Muriqan: Makina përplas motorin,

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Muriqan.  Një makinë me drejtues I.B ka përplasur motorin me drejtues M.H 66-vjeç, i cili ka metur i palgosur.

66-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motor me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion