Arrestohet në Kaliforni këngëtarja e njohur

Showbiz

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar në California, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane.

Sipas të dhënave zyrtare, ajo u arrestua nga California Highway Patrol rreth orës 21:30 me orën lokale (05:30 GMT) të mërkurën.

Spears u lirua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe pritet të paraqitet në Ventura County Superior Court më 4 maj.

Dokumentet e gjykatës nuk e specifikojnë arsyen e arrestimit të këngëtares, ndërsa nuk ka ende detaje të tjera zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion