"Legalizimet të bëhen më të shpejta dhe të drejta", Rama kërkon zyra juridike në bashki

Aktualitet

"Legalizimet të bëhen më të shpejta dhe të

Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë në vend që të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në funksion të kadastrës, me synim lehtësimin e procedurave të legalizimit për qytetarët.

Gjatë një komunikimi publik, kreu i qeverisë theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë mes pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për pronat, në mënyrë që procesi të bëhet më i organizuar dhe transparent.

Sipas tij, duhet të vendoset një rregull i qartë ku aplikimet e bëra më herët të trajtohen të parat, duke shmangur vonesat dhe konfuzionin.

Rama u ndal edhe te problematikat e shumta që lidhen me kadastrën, duke theksuar se një pjesë e ankesave vijnë si pasojë e aplikimeve të pasakta ose mungesës së informacionit të duhur nga qytetarët.

Pikërisht për këtë arsye, ai propozoi krijimin e zyrave të dedikuara pranë bashkive, të cilat do të asistojnë qytetarët hap pas hapi në procedurat ligjore.

Sipas kryeministrit, kjo nismë pritet të ndiqet nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe synon të rrisë cilësinë e shërbimeve, të reduktojë gabimet në aplikime dhe të përshpejtojë procesin e legalizimeve në të gjithë vendin.

ME TE LEXUARAT