Rama e "nxiu" publikisht, Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun si ambasador të Zvicrës

Aktualitet

Rama e "nxiu" publikisht, Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë nxë Zvicë dhe Lihtenshejn.

Vendimi vjen pasi Dredha dha dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, duke e çuar qytetin bregdetar në zgjedhje të parakohshme. Në këtë detyrë, Dredha vjen me eksperiencë pasi nga viti 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, njofton Presidenca.

Kujtojmë se Dredha u kritikua publikisht nga kryeministri Edi Rama para dorëheqjes për menxhimin e bashkisë Vlorë, kryesisht për zënien e hapësirave publike, ndotjen dhe ndërtimet paleje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion