I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

Aktualitet

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

Një incident është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku një 31-vjeçar ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës.

Sipas policisë, i riu, me inicialet K.B., dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Pas episodit, ai është larguar nga vendi, ndërsa është shpallur në kërkim nga autoritetet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion