Rakacolli thirrje partive politike: Grumbullimet do sjellin rritje të rasteve dhe viktimave

Aktualitet

Rakacolli thirrje partive politike: Grumbullimet do sjellin rritje të

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli i bëri thirrje partive politike të ndalojnë grumbullimet. Ajo tha se nga kjo situatë në ditët në vazhdim do të kemi rritje të rasteve dhe humbjeve të jetëve.

“Vazhdon të mbetet në fuqi edhe ndalimi i grumbullimeve. Komitet i Ekspertëve është i shqetësuar që disa subjekte politike po bëjnë grumbullime të mëdha pa i respektuar rregullat.

Këto grumbullime do çojnë në rritje të numrit të infektimeve dhe humbjeve të jetës. I bëj apel subjekteve politike që takimet t’i zhvillojnë në zbatim të masave. Vetëm kështu do vazhdojnë të kontrollojmë situatë. Nuk duhet të bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete”, deklaroi Rakacolli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion