Qytetari vlonjat tregon "forcën" me votë: Erdha herët në mëngjes, e cilësoj detyrë shumë të rëndësishme!

Aktualitet

Qytetari vlonjat tregon "forcën" me votë: Erdha herët

Në qytetin e Vlorës kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit, ku disa prej qytetarëve që votuan herët thanë për mediat se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre.

“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë.

Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.

Ndêrkaq, procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion