Linte rrugët në errësirë duke vjedhur kabllot e ndriçimit publik, në pranga 48-vjeçari në Pogradec

Aktualitet

Linte rrugët në errësirë duke vjedhur kabllot e

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Pogradec, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur kabllot e ndriçimit publik.

Sipas burimeve policore për shtetasi Arjan Tare, me origjinë nga Podgoria e Maliqit dhe banues në Vërdovë të Pogradecit, është prangosur mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së qytetit, teksa kryente tentativën e radhës të vjedhjes së kabllove elektrike të shtyllave të ndriçimit.

Prej disa kohësh, policia ishte vënë në ndjekje të 48-vjeçarit pas denoncimeve të shumta nga institucionet lokale dhe qytetarët, për dëmtimin sistematik të infrastrukturës publike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu kanë gjetur sasi të konsiderueshme kabllosh të dyshuara si të vjedhura, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se një pjesë e madhe e tyre dyshohet se janë shitur nga autori.

Sipas policisë, Tare dyshohet të jetë i përfshirë në dhjetëra raste vjedhjesh në qytet dhe fshatrat përreth, ndërsa dëmi më i madh raportohet të jetë vjedhja e rreth 1000 metrave kabëll në aksin nacional Pogradec-Qafë Plloçë, segment i cili prej kohësh ka mbetur në errësirë të plotë, duke krijuar pasiguri për drejtuesit e mjeteve dhe banorët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve, teksa nuk përjashtohet mundësia që 48-vjeçari të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë. Policia shprehet se nga dëshmia e tij pritet të sigurohen të dhëna të tjera të rëndësishme për hetimin.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, me akuzat ndaj të ndaluarit lidhen me vjedhje të infrastrukturës publike dhe dëmtim të pronës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion