Qeveria ul akcizën për karburantet, masë për të përballuar rritjen e çmimeve

Aktualitet

Qeveria ul akcizën për karburantet, masë për të

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi miratimin e një Akti Normativ që parashikon uljen e akcizës për karburantet, duke synuar të lehtësojë ndikimin e rritjes së çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

Sipas vendimit, akciza do të ulet me 20% kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës mbi 200 lekë për litër, çmime të përcaktuara nga Bordi i Transparencës.

Masë kjo që vjen në një periudhë të paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare, kryesisht për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Autoritetet bëjnë të ditur se ulja e akcizës do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare, duke synuar një ekuilibër mes mbrojtjes së konsumatorëve dhe qëndrueshmërisë së buxhetit të shtetit.

ME TE LEXUARAT