"E urrej që jam xheloz”/ Mateo rrëfehet përballë Brikenës

Showbiz

"E urrej që jam xheloz”/ Mateo rrëfehet përballë

Brikena dhe Mateo kanë kaluar një moment të qetë dhe të relaksuar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke folur hapur për marrëdhënien e tyre dhe xhelozinë që ka shfaqur më parë.

Gjatë bisedës, Mateo pranoi se më parë kishte qenë shumë xheloz, por se me kalimin e kohës kishte arritur të qetësohej pak, edhe pse pranon se nuk e urren vetë këtë tipar te vetja.

Brikena nga ana e saj tregoi se nuk e kënaq fakti të bëjë dikë xheloz dhe e sheh këtë si diçka negative, edhe pse i pëlqejnë meshkujt që tregojnë një nivel të lehtë xhelozie.

Dyshja dukeshin relaksuar dhe duke e shijuar kohën bashkë, duke lënë pas tensionet dhe keqkuptimet e mëparshme, dhe biseda e tyre për xhelozinë dhe besimin ka treguar një afrimitet të ri mes tyre.

Ky moment është një ndër të rrallët ku banorët e Big Brother shfaqen në një atmosferë më të qetë dhe të sinqertë, larg konfrontimeve të zakonshme brenda shtëpisë.

ME TE LEXUARAT