"Që kur u zhduk Vis Martinaj, ata e morën 'kokainën'"/ Hoxha: Kush e ka fituar tenderin për të furnizuar?

Aktualitet

"Që kur u zhduk Vis Martinaj, ata e morën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për kokainën dhe lëndët e tjera narkotike që janë shpërndarë gjatë 2 festivaleve që janë zhvilluar në vendin tonë, në Lezhë dhe në Dhërmi.

Në fjalën e tij gjatë një interviste, Artan Hoxha tha se festivalet ishin marrë "përsipër" për furnizim nga një grup kriminal që kujdesej për shpërndarjen dhe plotësimin e kërkesës. Ai tha për "Euronews", se ishin nga gati 17 mijë pjesëmarrës në festivale që e kërkonin lëndën narkotike.

"Kemi pasur 2 festa, tek Rana e Hedhur dhe Dhërmi. Unë me shaka kam thënë kush e ka fituar tenderin për të furnizuar? Ke 17 mijë veta që duan lëndë narkotike.

Atje brenda nuk hyn dot askush. Ata që e kishin marrë projektin e kishin marrë edhe me siguri. Në Shqipëri janë markete ku të tregtosh lëndë cilësore narkotike.

Në Dhërmi u kapën nga Kosova, sivjet u kapën anglezë. Ka stok, nuk ka nevojë të përpunohet. Doza ka rënë, ka vajtur në 0.3 po është e pastër.

Organizatat kriminale që fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar, që kur u zhduk Ervis Martinaj, ata e kanë marrë nën kontroll aksion kryesor të vendit dhe nuk ka problematika," tha në fjalën e tij Artan Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion