Punimet në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH: Bllokohet qarkullimi në Rrashbull

Aktualitet

Punimet në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.

Segmenti rrugor pranë Rrashbullit do të jetë i bllokuar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm, 23 shkurt.

ARRSH sqaron ndër të tjera se qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës kryesore Tiranë-Durrës.

“Njoftim! Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje. njoftin ARRSH.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion