KPA kthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj, në 2021 u shkarkua për paratë e një trualli

Aktualitet

KPA kthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj, në 2021 u shkarkua

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte te ardhurat  financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.

Trupi gjykues i KPA, qe kishte ne përbërje Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, me shumicë votash shpalli rrëzimin e vendimit të 27 korrikut të vitit 2021 dhe konfirmimin në detyrë të Sulajt.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj”- thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion