Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, pranga pronarit të lokalit në Tiranë

Aktualitet

Punësoi të miturin si kamerier dhe organizues të lojërave

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi organizonte lojëra fati në zonën e Kombinatit duke punësuar dhe një të mitur.
Sipas burimeve, aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një ambient lokali në zonën e Kombinatit. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj 15-vjeçarit që ishte i punësuar.


Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
Vihet në hetim i mituri.

Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion