“Brenda vitit të ardhshëm do kemi matësat inteligjentë të energjisë”, Rama: Shqipëria do të bëhet eksportues

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit “OSHEE Charge”. E pranishme është edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, aktiviteti i saj i parë publik që nga marrja e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Kryeministri Rama tha se brenda vitit që vjen do të transformojnë edhe matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent.
“Në radhë të parë dëshiroj t’i përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe do t’i japin jetë një qasje të re të shërbimit publik sa i përket OSHEE. Ndërkohë është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato historitë që tashmë duket sikur nuk i kemi jetuar ne.
Në fakt kanë qenë histori të lodhshme, rraskapitëse. Pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të punuar për të nesërmen, ne ndërkohë që natyrisht vijon puna intensive. Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matëseve inteligjentë. 350 mijë matësash.


