Rama: Punonjësve të OSHEE-së do iu indeksohet paga me 6.1%, rritje për elektricistët dhe inxhinerët

Aktualitet

Rama: Punonjësve të OSHEE-së do iu indeksohet paga me 6.1%,

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për 6 mijë e 800 punonjës të OSHEE-së do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%.

Po ashtu, ai paralajmëroi rritje pagash për elektricistët dhe inxhinierët elektrikë.

“Dua ta theksoj për të gjithë ata që edhe ma kanë shprehur me mesazhe që në radhë të parë për 6 mijë e 800 punonjësit do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%. Në radhë të dytë që për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj. Së treti për inxhinierët elektrikë do të ketë rritje page me 12 mijë e 500 lekë të reja në muaj”, tha Rama gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”.

Ai theksoi se do të vijojë puna për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore në OSHEE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion