Protesta kundër HEC në Thirrë, në pranga 4 persona, procedohen në gjendje të lirë 30 të tjerë

Aktualitet

Protesta kundër HEC në Thirrë, në pranga 4 persona,

Policia në Lezhë ka vënë në pranga 4 persona, lidhur me protestën e  zhvilluar paraditen e djeshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, kundër HEC. Blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga organizatorin e protestës, ndërsa janë proceduar penalisht 30 të tjerë.

“Në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fan, Mirditë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

B. P., 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.  

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.  

Materialet në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion