Protesta e opozitës, vendosen kangjella për moslejimin e kalimit drejt qendrës ku janë liderët e Evropës!

Aktualitet

Protesta e opozitës, vendosen kangjella për moslejimin e kalimit drejt

Sot, në orën 17:00 pritet që të mbahet protesta e Partisë Demokratike te Bulevardi i Ri në Tiranë.

Siç shikohet në pamjet policia dhe gardhe metalike janë në terren. Po bëhet çdo gjë, që të merren masa për këtë protestë.

Kujtojmë se protesta e PD-së po mbahet në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku janë të pranishëm liderë europianë.

Berisha e thirri këtë protestë pas rezultatit në zgjedhje ku humbi përballë PS-së së Edi Ramës, pasi sipas tij këto votime ishin farsë elektorale, të manipuluara. Berisha ka si qëllim të ndërgjegjësojë liderët e Europës për mënyrën si Edi Rama zhvillon zgjedhje në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT