Probleme në Rinas nga moti i keq, dy avionë të Ryanair nuk arrijnë të ulen në Tiranë

Dy avione nuk kane arritur te ulen mbreme ne aeroportin e Rinasit si pasoje e motit te keq.
Behet fjale per dy fluturime te Ryan Air te nisura nga Italia, te cilat per shkak te eres reshjeve dhe motit te keq, nuk kane arritur te ulen ne Tirane.
Lajmi u be i ditur nga raporti periodik i situates se motit i publikuar nga zv.kryeinistrja Belinda Balluku.
Aty theksohet se avionet e Ryanair te nisur nga Roma dhe Pisa, u detyruan te devijojne nga ulja ne Tirane si pasoje e motit te keq.
Vec rasteve te devijuara disa fluturime te tjera perjetuan situaten ne pritje, per shkak te kushteve te keqija te motit.
Pjese nga raporti:
SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS
Porti i Durrësit
• Situata paraqitet e qëndrueshme.
• Infrastruktura civile, portuale, energjetike dhe hidrike janë në funksion të plotë.
• Shërbimet e emergjencës dhe sigurisë janë në gatishmëri.
• Të gjitha terminalet operojnë normalisht.
• Në Terminalin e Pasagjerëve, imbarkimi në tragetet RIGEL V dhe GNV CRISTAL vijon normalisht.
Porti i Sarandës
• Situata është e qetë dhe pa problematika.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
• Për shkak të kushteve të vështira meteorologjike, disa avionë janë vendosur në “hold” në pritje të përmirësimit të motit.
• Deri tani kanë devijuar drejt Brindisit dy fluturime të “Ryanair” nga Roma dhe Pisa.


