Policia Rrugore e Beratit ndëshkon rreth 900 shoferë në dy javët e fundit, 2 prej tyre të arrestuar 

Aktualitet

Policia Rrugore e Beratit ndëshkon rreth 900 shoferë në dy

Berat – Policia Rrugore e Beratit ka zhvilluar një aksion intensiv monitorimi në të gjitha akset e qarkut, gjatë dy javëve të fundit, duke ndëshkuar rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor. Në këtë periudhë, dy shoferë janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Fokus i veçantë i aksionit ishte te mjetet me xhama të riveshur dhe shoferët që drejtojnë nën ndikimin e alkoolit. Policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet.

Masat ndëshkimore të zbatuara nga Policia Rrugore Berat:
• 2 drejtues mjeti, për drejtim nën efektin e alkoolit;
• 194 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
• 36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 57 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
• 10 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
• 410 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 183 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Ky aksion pritet të vijojë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në të gjithë qarkun e Beratit.

ME TE LEXUARAT