Turist polak kapet në Qafë-Thanë me makinën e mbushur me thika dhe mjete të dyshimta, procedohet në gjendje të lirë

Aktualitet

Turist polak kapet në Qafë-Thanë me makinën e mbushur me

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë njoftuan se një turist polak, R. R., 39 vjeç, u kap në dalje të Shqipërisë me automjetin e mbushur me objekte të ndaluara.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 2 thika, 4 radio marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, të cilat shërbyen si provë materiale.

Autoritetet i referuan materialet Prokurorisë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale: “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Policia bën apel për kujdes dhe respektim të ligjit gjatë transportit të armëve dhe pajisjeve të ndaluara në kufi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion