Policia përplaset me Myftininë për pankartën e vendosur në oborrin e xhamisë: Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë…

Aktualitet

Policia përplaset me Myftininë për pankartën e vendosur

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shkodrës hoqi një tabelë të vendosur brenda oborrit të Xhamisë Ebu Bekr, në qendër të qytetit.  

Komuniteti mysliman e shikon këtë thënie si një mesazh për grabitet e pronave të tyre, ndërkohë që në këtë vend po zhvillohet një projekt që përfshin një kullë 35-katëshe.

Tabela mbante mbishkrimin profetik: Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”.

Tabela të dy radhët ishte vendosur përballë hotel Turizmit ku po ndërtohet kulla me 35 kate dhe që Myftinia Shkodër pretendon se është pronë e saj, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej dhe e ka cilësuar një grabitje të pronës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion