Rritje pagash edhe për ushtarakët në 2026, Vengu: Pjesë e politikave për të garantuar kushte më të mira

Aktualitet

Rritje pagash edhe për ushtarakët në 2026, Vengu: Pjesë e

Në projektbuxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje e pagave edhe për ushtarakët duke nisur nga Ushtari IV deri te Gjeneral Lejtnanti.

Lajmin e jep ministri Pirro Vengu, i cili thotë se ky është vlerësim për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim.


“Më shumë vlerësim për ata që shërbejnë me përkushtim. Rritja e pagave për ushtarakët në Forcat e Armatosura është pjesë e politikës së qëndrueshme dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare për të garantuar kushte më të mira pune dhe jetese”, tha Vengu në rrjetet sociale.

Si pritet të rriten pagat për ushtarakët:

Ushtar IV: + 2 mijë e 13 lekë dhe shtesa plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.

Tetar: + 2 mijë e 63 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Kryekapter: + 2 mijë e 400 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Oficerë/Major: +2 mijë e 963 mijë lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Oficerë/Nënkolonel: + 3 mijë e 488 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Oficerë/Kolonel: + 4 mijë e 88 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Oficerë të lartë, Gjeneral Brigade: + 4 mijë e 750 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor

Oficerë të lartë, Gjeneral Lejtnant: + 5 mijë e 875 lekë plus shtesa për kushte pune dhe trajtim ushqimor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion