Paralajmëruan bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet parlamentare

Politikë

Paralajmëruan bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në

Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht komisionet parlamentare nisur nga kjo e hënë.

Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë që sot bojkotin, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë ky mesazhi i djeshëm i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Vendimi i marrë vjen si reagim pas seancës së kaluar plenare e cila u mbyll pa përfunduar diskutime, ku në rend dite ishte edhe ligji për barazinë gjinore që ka shkaktuar jo pak debat mes PS dhe PD.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion