Policia greke lë të lirë mikun e Alket Rizait, 48-vjeçari Ralf Feruku u arrestua në aeroport

Aktualitet

Policia greke lë të lirë mikun e Alket Rizait, 48-vjeçari

48-vjeçari shqiptar Ralf Feruku i njohur edhe si “Takis”, që u arrestua dje në aeroportin e Athinës, është lënë i lirë.

Ai kishte mbërritur në Athinë me një fluturim nga Britania. Në kuadër të kontrollit kufitar, u konstatua se i ishte ndaluar dalja jashtë vendit.

Më pas ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë së aeroportit dhe rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti për veprën penale të vrasjes me dashje.

Sot ai ka shkuar në hetuesi dhe ka kërkuar falje i shoqëruar nga avokati i tij, Christos Mavromatis.

48-vjeçari ishte arrestuar më parë dhe ishte lënë në paraburgim për sulmin në Joy Bar në Glyfada në tetor 2017.

Në momentin e arrestimit në Lamia, ai ishte së bashku me Alket Rizain, i cili kishte marrë një leje pesë-ditore nga burgjet e Domokosit dhe një tjetër biznesmen grek, një emër “i rëndë” në botën e natës, i përfshirë në rastet e zhvatjes dhe basteve të paligjshme.

Më pas, ai u lirua nga burgu në prill 2021 dhe pa kushte kufizuese, pas një kërkese në hetues të paraqitur nga avokatët e tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion