“Policia do të më ekzekutojë, më ka futur në hasmëri”/ Dëshmia e fortë e Ylli Zallës para gjyqtarit

Aktualitet

“Policia do të më ekzekutojë, më ka futur në

Ylli Zalla ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se është vetëdorëzuar dhe se po priste ardhjen e forcave të policisë.

“Jam vetëdorëzuar. I prisja që të vinin. Isha aty afër”, ka deklaruar Zalla, raporton A2 CNN.

Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe strukturat vendore të Tiranës dhe Krujës, duke pretenduar se është futur në hasmëri me të gjithë zonën dhe se forcat e policisë kanë synuar ta vrasin.

“Policia e Shtetit, Policia e Tiranës dhe e Krujës më kanë futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin”, ka deklaruar ai në sallën e gjyqit, përcjell A2 CNN.

Zalla u arrestua më 17 gusht në Krujë, pas një operacioni policor, ndërsa sot gjykatat e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg.

Kjo masë sigurie u kundërshtua nga avokati i tij Dritan Gina, me pretendimin se ai nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi është dorëzuar vetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion