Po u shërbente qytetarëve, mjeku në Sarandë humb jetën pas një ataku kardiak

Aktualitet

Po u shërbente qytetarëve, mjeku në Sarandë humb jetën

Një tjetër humbje është shënuar sot në radhët  e Bluzave të Bardha ku një mjek ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Bëhet fjalë për mjekun 66-vjeçar Ilir Gazeli, i cili pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

ME TE LEXUARAT