Plas SHERRI në Tiranë, i riu rreh barbarisht 54-vjeçarin dhe më pas...

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim në kryeqytet, pasi ushtroi dhunë ndaj 54-vjeçarit.
I lënduari është goditur me sende të forta nga autori.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas.


