Plas sherri në Durrës! Zihen me sende të forta, lëndohen disa persona, mes tyre edhe një grua...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Durrësit.
Si pasojë e ngjarjes së pakëndëshme janë dëmtuar disa persona ku mes tyre është edhe një grua.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për procedimin e personave të përfshirë dhe arsyen e sherrit.
Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e konfliktit kanë mbetur të plagosur dy persona, një grua dhe një burrë. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Burimet policore bëjnë me dije se personat e përfshirë në këtë konflikt janë pjesë e komunitetit rom, që banojnë në këtë zonë. Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në konflikt, ndërsa një prej të plagosurve është transportuar në spital me automjetin e forcave të rendit.
Ngjarja po hetohet nga policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sherrit.


