Plagosje në Berat, 37-vjeçari paraqitet në spital me plagë arme zjarri! DETAJET...

Aktualitet

Plagosje në Berat, 37-vjeçari paraqitet në spital me plagë

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa mësohet se i plagosuri është me iniciale  F. T. (Xh).

Paraprakisht raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut per jetën.

Njoftimi: 

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion