Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Aktualitet

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 33-vjeçar, i identifikuar si D.D., është plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e dyshuar, J.R., ndërsa shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion