Plagosi me armë zjarri bashkëkombasin, dorëzohet në polici shqiptari

Aktualitet

Plagosi me armë zjarri bashkëkombasin, dorëzohet në polici

I riu 23-vjeçar shqiptar i cili pak ditë më parë plagosi me armë zjarri bashkëkombasin e tij Rexhep Uba, 48-vjeç pak ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici.

Mediat italiane bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm, 23-vjeçari ka shkuar te avokati i tij në qendër të qytetit i cili tha se do ishte më mirë të dorëzohej, Ata shkuan bashkë në rajonin e policisë.

Nga ana tjetër i plagosuri vijon të jetë i shtruar në spitalin Molinette, në gjendje mjaft kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 5 tetorit, në kryqëzimin mes rrugëve Saorgio dhe Venezia në Torino.

Policia ishte vënë në ndjekje të autorit prej disa ditësh por nuk kishin mundur të binin gjurmët e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion