Me vetëm 30 minuta shi, Berati "noton" në ujë! Vështirësi për mjetet dhe këmbësorët

Aktualitet

Me vetëm 30 minuta shi, Berati "noton" në ujë!

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë.

Si pasojë e rreshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur “Axhensi” në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Shkak për këtë përmbytje të rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta dhe puseta në aksin Gjykatë-Axhensi.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë si dhe normalizimi i reshjeve të shiut,që uji në qendrën e qytetit të tërhiqet pas 30-minutash.

Por edhe pse uji u tërhoq nga rruga dhe u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit,ajo që mbeti pas është balta e lluca,që po pastrohet.

Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave të larta në pusetat e rrugës,që janë të amortizuara prej vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion