Plagosi 30-vjeçarin me thikë për motive të dobëta, arrestohet i riu në Fier

Aktualitet

Plagosi 30-vjeçarin me thikë për motive të dobëta,

Policia ka arrestuar autorin e sherrit me thika në Fier, rreth orës 16:00, në lagjen "Konferenca e Pezës". 25-vjeçari, A.R ka goditur sot për motive të dobëta me thikë 30-vjeçarin, K.D.

I plagosur ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Fier Kapet në kohë rekord autori i plagosjes me thikë në Fier. Sekuestrohet mjeti prerës me të cilën autori goditi shtetasin K. D.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, është plagosur me mjet prerës shtetasi K. D., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R., 25 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi A. R. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion