Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i PS

Politikë

Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjinesë: Ne jemi

Petro Koçi vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë të hapur, por duket se përplasjen e ka edhe me Belinda Ballukun, e cila e mbushi listën e Fierit me vartës të saj dhe me njerëz që i përdor për interesa personale.

Së fundmi, gjatë një interviste në A2 CNN, Petro Koçi ka sulmuar Zegjine Çaushin, e cila është promovuar gjatë fushatës elektorale nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vintenë lojë kundërshtarin e Belinda Ballukut në Fier, Gazment Bardhin.

Sipas Petro Koçit, sjellja e Zegjinesë në rrjetet sociale është e ekzagjeruar, pasi sipas tij, dhe se nuk është ky imazhi i PS-jsë, pasi sipas tij janë një parti serioze.

Me termin “serioze”, nuk dihet nëse Petro Koçi i referohej Elisa Spiropalit të “Skënderbeut”, Edona Bilalit të “Zeusit”, Bora Muzhaqit, Safet Gjicit, Shukri Xhelilit apo Tërmet Peçit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” u shpreh Koçi.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion