Policia zbulon “tunelin” plot me drogë afër pallatit në Kuçovë, arrestohet 48-vjeçari që i tregtonte

Aktualitet

Policia zbulon “tunelin” plot me drogë afër pallatit

Policia ka prangosur një 48-vjeçar nga Kuçova pasi u kap me lëndë narkotike, gati për shitje.

Pas kontroleve nga policia, 48-vjeçarit iu gjet hashash me vete, dhe pas kontrollit pranë banesës iu zbulua një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, ku kishte fshehur dozat gati për tregtim.

Njoftimi i policisë:

Goditje të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

U kap në flagrancë, me doza kanabisi të gatshme për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Zbulohet vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat. 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Për këtë rast nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve, në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.  

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion