Balla flet për largimin e Koçekut: E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur

Politikë

Balla flet për largimin e Koçekut: E kam marrë në telefon,

Taulant Balla ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Gjatë deklaratës së tij, Balla u shpreh se mungesa e njoftimeve zyrtare dhe komunikimi informal nuk mund të zëvendësojnë procedurat parlamentare, ndërsa theksoi edhe përgjegjësinë që kanë përfaqësuesit e zgjedhur ndaj mandateve të tyre dhe votuesve.

“Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë; deri të premten kam pasur komunikim.

Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS-së, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin, si dalin.

S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS-së, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë.

Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion