KLGJ emëron 5 gjyqtarë të rinj në Apel, zbardhen emrat

Aktualitet

KLGJ emëron 5 gjyqtarë të rinj në Apel, zbardhen emrat

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar emërimin dhe caktimin e pesë gjyqtarëve në nivel apeli gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar këtë të enjte.

Sipas njoftimit zyrtar, KLGJ vendosi emërimin e Sokol Çomos, Ina Ramës dhe Albana Shtyllës pranë Gjykatës Administrative të Apelit, si dhe të Natasha Mulajt dhe Mimoza Tasit pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Këshilli miratoi vendimet për emërimin dhe caktimin gjyqtar në nivel apeli, për:

z. Sokol Çomo pranë Gjykatës Administrative të Apelit;

znj. Ina Rama pranë Gjykatës Administrative të Apelit;

znj. Albana Shtylla pranë Gjykatës Administrative të Apelit;

znj. Natasha Mulaj pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm;

znj. Mimoza Tasi pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion