E RËNDË në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Aktualitet

E RËNDË në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeçar është kafshuar nga një qen.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në oborrin e banesës së një 35-vjeçari, që është pronari i qenit. Ai është vënë nën hetim, teksa i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Aktualisht, nuk dihet ende gjendja e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit”, sipas policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion